Federata e Futbollit mbetet në pritje të një përgjigje përfundimtare nga qeveria shqiptar se kur mund të rinisin stërvitjet individuale, më pas ato kolektive dhe në fund rifillimi i garës. Asnjë nga këto pikëpyetje nuk ka marrë një përgjigje zyrtare, mbetet vetëm në fuqi urdhri i parë, stërvitjet individuale mund të rifillojnë më 18 maj por kjo është një datë që vë në dyshim përfundimin e sezonit. Pas dy raundeve bisedime me përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve, FSHF vendosi të mbledh këtë të mërkurë të gjithë presidentet e Superiores.

Duka
Duka

Që nga ora 11:00 të dhjetë presidentët e elitës së futbollit shqiptar kanë nisur diskutimin me presidentin e FSHF-ës Armand Duka ku ky i fundit do ti njoh me protokollin sanitar final që i kanë paraqitur MSH dhe sigurisht do të diskutojnë temën kryesore, rifillimin e sezonit dhe kushtet që klubet duhet të plotësojnë për të siguruar shëndetin e të gjithë aktorëve, kusht ky i MSH për rifillimin e aktiviteteve sportive.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: