Dukagjini ka shënuar fitore në përballje me Malishevën, në ndeshjen e fundit të javës së pestë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Ndeshja, e zhvilluar nën dritën e reflektorëve në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, përfundoi me rezultat 2:0 në favor të skuadrës vendase.

Dukagjini e zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, kur Mërgim Pefqeli realizoi një gol të bukur për epërsinë e vendasve.

Avantazhin e dyfishoi Dienit Isufi në minutën e 31-të, duke e çuar rezultatin në 2:0.

Malisheva, e cila në fillim të ndeshjes pati disa raste, edhe në pjesën e dytë u përpoq të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes, por nuk arriti të gjejë rrugën e golit. Në fund të ndeshjes, Dukagjini pati mundësinë për ta thelluar epërsinë, por Altin Merlaku nuk arriti ta konkretizojë një rast të pastër.

Kjo ishte fitorja e tretë e Dukagjinit në këtë edicion të Albi Mall Superligës. Me këto tri pikë, skuadra e drejtuar nga Armend Dallku ngjitet në vendin e dytë me 11 pikë, një më pak se liderja Prishtina.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb