BRITANI E MADHE – E dashuruar, e bukur, sportive dhe mbi të gjitha elegante dhe në modë. Kate Middleton ditën e sotme më 9 janar feston plot 35 vjet.
Që prej martesës me princin William dukesha adhurohet në mbarë Britaninë e Madhe dhe jo vetëm për mënyrën e saj ‘normale” për të jetuar monarkinë.
Edhe këtë vit dukesha zgjodhi të festonte ditëlindjen në mënyrë private me princin William, me djalin 3 vjecar George dhe të voglën Charlotte 1 vjeç.
(er.cu/BalkanWeb)
