TIRANE-Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma takoi banorët të zonës së Ishmit në fshatrat Shkafane e Gjuricaj ku bashkëbisedoi më ta për të ulur varfërinë dhe për të hapur vende pune duke mbështetur bujqësinë dhe agroturizmin.

Banorët e kësaj zone me potencial të madh bujqësor dhe turistik vuajnë varfërinë e madhe ndërsa kërkuan nga kandidatja Duma që projekti i saj të zbatohet sa më shpejt për të hapur vende pune.
“Jemi deri në fyt me gjëra boshe. Unë nuk kam nevojë për gjë por kam shumë nevojë që këta të rinj ti shoh në punë para se të vdes”, tha një banore e Ishmit.

Zonja Duma u shpreh se punësimi është priorioteti i saj dhe se ka një program për bujqësinë dhe agroturizmin i cili mbështet nevojat e fermërëve të Durrësit.

“Punësimi do të jetë kollona jonë e parë, sidomos për të rinjtë, ku do të motivojmë të hapim vende pune. Kemi një program për bujqësinë që do të jetë pro kërkesave tuaja . Ju dua bashkë me mua në këtë projekt të madh me shumë sfida.

Do fillojmë një projekt më të mirë për të gjithë ju. Për mua i pari është punësimi ”, tha Duma.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: