Nga Komisioni i Ligjeve, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani u ndal te mandati i prokurorëve.

Ai tha se mandati i tyre duhet të zgjatët, në mënyrë të tillë që të vijohet me çështjet, për t’i shkuar gjykimeve deri në fund.

“Po hyjmë në një fazë të re të sofistikimit të krimit të organizuar. Jemi para botës digjitale e po shkojmë drejt inteligjencës artificiale. Krimi po sofistikohet më shpejt se ne që do të thotë që koha e hetimit do të jetë më e gjatë e ndërkohë shkurtohet koha e qëndrimit në detyrë të prokurorit. Ja pse institucioni nuk është gati të përballojë sfidën e re me rregullat ekzistuese. E përsëris është çështje e sfidave të reja që na presin. Konsiderojeni këtë çështje duke përjashtuar emrin tim nëse kjo ju bën punë, por mbrojeni institucionin”, tha Dumani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb