Eksperti i teknologjisë së informacionit, Erion Demiraj, i ftuar në “Studio 24” ka deklaruar se në Shqipëri është krijuar një ambient i përshtatshëm për zhvillimin e Call Centerave ku sipas tij, qytete të caktuara, si Durrësi dhe Tirana janë më të preferuarat, ndërsa persona nga Vlora shpesh janë shmangur për shkak të perceptimeve mbi mënyrën e komunikimit.
Demiraj nënvizoi se aktivitete të tilla nuk mund të funksionojnë vetëm mbi bazën e një elementi teknik, por kërkojnë një kombinim faktorësh, përfshirë burimet njerëzore dhe strategjitë e komunikimit.
Një rol të rëndësishëm, sipas ekspertit, luan edhe inteligjenca artificiale, e cila përdoret për të analizuar profilet e individëve dhe për të studiuar mënyrën e reagimit të tyre.
“Në këtë pikë nisin profilizimet,” theksoi Demiraj, duke shtuar se përdorimi i teknologjive të avancuara po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në aktivitete të tilla.
Erion Demiraj, ekspert IT: Tek ne është gjetur ambient i përshtatshëm. Kemi patur një numër të madh personash italisht-fuqishëm. Kam takuar një grup të fuqishëm që nuk donin të punonin me persona nga Vlora për shkak të timbrit të egër të tyre, Durrësi dhe Tirana më të preferuarit.
Të tilla aktivitetesh nuk mund të funksionojnë vetëm me anë të një elementi teknik.
Inteligjenca artificiale është përdorur për marrjen e profileve dhe për studimin e mënyrës si të përgjigjesh e të ndërrosh mënyrën e qasjes. Aty nisin profilizimet,
