TIRANE – Durim Bami, i akuzuar për kallëzim të rremë, të cilin gjykata e ka lënë në burg, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Bami u bë i njohur si ‘atentatori’ i paguar për ekzekutimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi.

Avokati mbrojtës, Ilir Murati ka depozituar sot në Gjykatën e Lartë një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, me argumentin se kanë kaluar afatet e parashikuara në ligj dhe tani nuk ekziston më rreziku i prishjes së provave, pasi dosja e Bamit ka kaluar në gjykim.

Durim Bami u arrestua një vit më parë, pas pretendimeve të deputetit Tom Doshi, se ai ishte paguar për të vrarë atë dhe deputetin Mhill Fufi. Gjykata vendosi masën arrest me burg ndaj Durim Bamit, i cili akuzohet për kallëzim të rremë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: