Klodian Duro përsërit edhe njëherë faktin që merkatoja e janarit dhe puna e deritanishme po jep frytet te Kukësi, që në fund do të fitojë Kupën e Shqipërisë. “Kur erdha në fillim, objektivi ka qenë futja në shinat e duhura një ekip që ishte ndërtuar për të dalë kampion, por nuk ndodhej as në zonën euro. Fillimisht duhej ndërtuar ekipi dhe të ruhej distanca me ekipet e kreut deri në janar. Punuam me presidentin në merkato dhe kemi bërë një punë të mirë, së cilës po i marrim frytet. Kur kam firmosur me Kukësin, kam qenë i bindur se në fund, veç lojërave dhe rezultateve do të fitojmë trofe. Jam i bindur se do ta fitojmë kupën”.

Teknikun e kënaq shumë vazhdimësia e skuadrës: “E rëndësishme ishte vazhdimësia e rezultateve pozitive pavarësisht se kishim fituar pastër në Vlorë. Kjo ishte e rëndësishme për ne dhe jam i kënaqur që ia kemi arritur, dhe çdo 3 ditë ia kemi dalë të përballemi denjësisht, si në kupë, ashtu edhe në kampionat, e kjo nuk është e lehtë. Jam i kënaqur edhe nga fakti që vijojmë të mos pësojmë, pasi ekipi po tregon se di të mbajë balancat, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Nga nesër do të nisim të mendojmë për Partizanin. Finalja? Duke parë paraqitjen e Kukësit në këto vite, të vjen keq që nuk ka fituar në trofe. Unë kam fituar trofe si futbollist dhe i kam prekur ato. Me këtë lojë, me këtë grup, me këto rezultate në fund do jemi ne që do meritojmë ta ngremë kupën. Do ishte qershia mbi tortë për ne fitimi i kupës pas një nisjeje jo të mirë që i është bërë sezonit”.
(ed.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: