Skuadrat e para që kualifikohen për në fazën tjetër të 1/16 të Botërorit të Katarit janë Senegali, Hollanda, USA dhe Anglia. Rreth ndeshjeve të sotme të Botërorit të Katarit ka folur trajneri i njohur, Shpëtim Duro, i ftuar në Qatar n’24 në News 24.

Kualifikimi i Anglisë dhe SHBA- Ky kampionat ka patur surpriza, por surpriza ndeshjesh. Kur ka ardhur puna për kualifikimin, nuk ka patur surpriza. Edhe sot kanë shkuar tutje skuadrat më të forta. Edhe kampionati jonë ka befasi, një ekip i dobët mund të fitojë ndaj një skuadre më të fortë.Tani janë ndeshjet me eliminim direkt dhe ndërron situata.

Kane- Kam simpati për të. Është një lojtar që shënon dhe jep assiste. Mirë është që edhe të shënojë. Ai edhe kur nuk shënon, është i pazëvendësueshëm. Ai është lojtarë më me rendiment dhe më i rëndësishëm. Ai mund të shënojë në ndeshjen tani të radhës me Senegalin.

E diskutuam edhe dje që Anglia ishte pak a shumë e kualifikuar. Nuk mund të quhet rotacion, pasi i ka të gjithë yje. Mbrojtja e Anglisë ka probleme ndonjëherë. Rashford duket shumë më i pjekur tani” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: