Trajneri i njohur, Shpëtim Duro vlerësoi teknikun e Argjentinës, Scaloni. Në Botërori Amerikan, Duro theksoi se përveç aspekteve pozitive, ai ka edhe diçka negative, faktin që nuk ndryshon shumë formacionin.
“E ka marrë Argjentinën në momentin e duhur. Prej Messit ka shumë trajnerë që kanë bërë trajnerë. Ka ditur që të menaxhojë mirë skuadrën. Edhe i sa takon drejtimit të ndeshjeve, diçka të tillë e bën mirë. Është pak arkaik, nuk ndryshon. Trajneri duhet të jetë pak më elastik. Ai i ka idetë e veta, deri tani është mirë”.
