Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe ka  shpallur në kërkim 1 tjetër gjatë kontrolleve në rrugë.

Në njoftimin e polisisë bëhet me dije se është arrestuar shtetasi me inicialet K. H., 21 vjeç, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe përdorim i lëndëve narkotike së bashku më shtetasin R. Ll., 23 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasja K. M., 30 vjeçe, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i Policisë

DVP Durrës

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar në rrugën “Vëllazërimi”, Durrës, drejtuesin e një mjeti që po përdorte aparatin celular. Pas ndalimit nga punonjësit e Policisë është konstatuar se drejtuesi nuk kishte leje drejtimi. Gjatë veprimeve nga punonjësit e Policisë, ky shtetas bënte lëvizje të dyshimta për të fshehur çantën e dorës. Nisur nga ky fakt, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll fizik ndaj tij dhe në mjet, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një shkop metalik.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ll., 23 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armadhë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb