DURRES – Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Skorpion”, në kuadër të të cilit u arrestuan 3 persona, të cilët u kapën në flagrancë me rreth 20 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë e presuar (çokollatë), me vlerë rreth 50 mijë euro.

Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit Xhemal Krasniqi, 20 vjeç banues në Qerret Kavajë, Elez Krasniqi 32 vjeç banues në Qerret Kavajë dhe Jurgen Nushi 19 vjeç banues në Durrës. Mësohet se lënda narkotike ishte përgatitur për tu trafikuar drejt Italisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: