DURRËS- Një bombol gazi ka shpërthyer duke shkaktuar panik tek banorët e një pallati në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në një apartament në katin e 9-të, ku për shkak të amortizimit ka pasur rrjedhje gazi nga bombola, e cila ka shpërthyer.

Por mësohet se apartamenti ndodhet në pallatin e Gazmend Çollakut i cili u rrëmbye në Durrës dhe më pas u gjet i vrarë më 7 janar në Krujë, çka ka shkaktuar panik pasi banorët kanë menduar se shpërthimi ka ardhur nga një eksploziv. Fatmirësisht nga zjarri ka vetëm dëme të vogla materiale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: