TIRANE

Dy ditë nga shembja e Teatrit vijon heqja e inerteve për t’i lënë hapësirë fillimit të punimeve të Teatrit të Ri, projekti i të cilit u prezantua dje nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë gazetarja Fatmira Nikolli raporton për News24 se garderoba apo sendet e Teatrit të vjetër janë dërguar tek Ar’ Turbina kurse Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nga ana tjetër nuk do të ndalet.

Sipas saj, beteja tashmë do të jetë ligjore si dhe do të shpresohet tek faktori ndërkombëtar dhe sidomos tek Europa Nostra.

Më tej ajo zbulon se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të ndalojë çdo punim që kryhet mbi truallin ekzistues të Teatrit për ndërtimin e godinës së re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb