Dy ditë premierë në të gjithë vendin, më 29 dhe 30 janar, dhe më pas në të gjitha kinematë nga data 17 shkurt, shpërndarë nga Lucky Red në bashkëpunim me TimVision, sipas faqes më të njohur kinematografike italiane, cinemaitaliano.info.

Në të tillë format do të mbërrijë pas pak ditësh dokumentari i titulluar “ENNIO” nga regjisori me famë botërore Giuseppe Tornatore, një portret i plotë i Ennio Morricones, muzikantit më popullor dhe më produktiv italian të shekullit XX, si edhe më i dashuri për publikun ndërkombëtar, dy herë fitues i çmimit Oscar dhe autor i mbi 500 kolonave të paharrueshmeve zanore.

I prezantuar me sukses jashtë konkurrencës në Festivalin e Filmit në Venecia dhe në Bif & St, dokumentari rrëfen Morriconen përmes një interviste të gjatë nga Tornatoren, me dëshmitë e artistëve dhe regjisorëve si Bertolucci, Montaldo, Bellocchio, Argento, Taviani, Verdone, Barry Levinson, Roland Joffè, Oliver Stone, Quentin Tarantino, Clint Eastwood, Bruce Springsteen, skena fiction, muzikë dhe imazhe arkivore.

“Kam punuar për 25 vite me Ennio Morriconen”, thotë Giuseppe Tornatore.

“Unë kam bërë pothuajse të gjithë filmat e mi me të, pa përmendur dokumentarët dhe reklamat. Gjatë gjithë kësaj kohe miqësia jonë është konsoliduar gjithnjë e më shumë. Kështu, film pas filmi, si njohja e karakterit të tij si burrë dhe si artist i thelluar, gjithmonë mendoja se çfarë lloj dokumentari mund të bëja për të. Dhe sot ëndrra ime është realizuar”, thekson ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb