TIRANË- Ndonëse policia nuk ka gjetur asnjë person të plagosur dëshmitarët tregojnë se kush ishte shënjestra e atentatit mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se në rrugën “Shefqet Musaraj”, vendin ku ishte telefonuar nga qytetarët se kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri janë gjetur dy gëzhoja pistolete por… asnjë i plagosur.

Policia ka marrë në pyetje banorë dhe persona që kanë qenë dëshmitare, të cilët kanë deklaruar se i plagosur ka mbetur pronari i një pike bastesh në zonë. Policia ka ushtruar kontroll në spitalet e kryeqytetit por deri më tani nuk është paraqitur asnjë i plagosur. Deri në zbulimin e të dhënave të tjera dhe identiteve ngjarja mbetet misterioze.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb