Partia Socialiste i kërkon KQZ-së të emërojë anëtarë kryesisht në Komisionet e Qendrave të Numërimit.

Sipas PS, Partia Demokratike nuk ka çuar ende listën me komisionerët e saj në disa KQV në shkelje të afateve. Në këto kushte, Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji i kërkon Ilirjan Celibashit listën e anëtarëve Kryesisht.

“Së fundmi, jemi vënë në dijeni se në disa Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor, subjekti zgjedhor “Partia Demokratike” ende nuk ka dërguar propozimet dhe dokumentet për anëtarë në Komisionet e Qendrave të Votimit, në tejkalim te afateve të përcaktuara në nenin 36 pika 2 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar.

Whatsapp Image 2023 05 04 At 11.52.17
Whatsapp Image 2023 05 04 At 11.52.17

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: