Ish-zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj me anë të një statusi në “Facebook” ka kujtuar ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Xhevdet Feri.

Malaj shprehet se kur ka marrë vesh lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Ferit, dy lotë i kanë rrjedhur nëpër faqe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Nora Malajt:

Dy fjalë për ty njeriu i të gjithëve!

Mos – thashë , kur mora vesh se dhe Xhevdeti( Xhoda) , siç miqtë i thërrisnin , kish marr rrugëtimin drejt botës së amshuar!

Dy lot më rrodhën faqeve dhe nuk doja ta pranoja që ky rrugëtim i fundmit filloi kaq shpejtë për të !

Iku dhe një tjetër mik, i të gjithëve , nga ky vend , nga kjo botë, por ai nuk iku si emigrant , për ta lënë vendin e tij përkohësisht e për t’u rikthyer, po iku pa kthim, por la prapa shumë vepra artistike e shumë filma , për të qenë përherë i kujtuar ndërmjet nesh.

Për mua personalisht, ishte një mik me vlerë ai dhe e mira Rozeta, bashkeshortja e tij , që sot në ditën e pikëllimit, ndjen se gjysma tjetër e saj, nuk do të jetë më fizikisht, po do të jetë realisht me shpirtin e tij prane, si një engjell mbrojtës, për të qenë prezentë e për të rrezatuar energji pozitive , sa herë ajo dhe fëmijtë do të kenë nevoje për kujtimin e babait, bashkëshortit dhe njeriut të mirë!

Ee ,nuk do të dëshiroja që Janari i 2020 të fillonte kështu, pasi brenda vetes dua të besoj që ky fillimviti i dekadës së re, do të jetë ndryshe??!! Po nuk gjenka e thënë! Kontrata që ka bërë jeta me vdekjen është shume sfidante e nuk pyet, as për moshë, as për emër , po kur ore bie, udhëtimi për në botën tjeter nis!

Kështu ishte dhe për Xhodën tonë, për njeriun e mirë, aktorin e madh dhe deputetin me vlera që i sherbeu vendit, familjes dhe shoqërisë me çdo gjë që kishte!

E sonte ai do të prehet në tokën amë erëmirë dhe shpirti i tij i lirë , do të fluturojë drejt parajsës , duke na thënë se jeta në tokë është e perkohshme , ndaj bëni veç të mira .

Lindim, rritemi, krijojmê familje dhe ikim nga kjo botë.. Të qoftë rruga drejt Parajsës e lehtë dhe shpirti yt u prehtë në paqe. , o njeriu me vlera , Xhevdet Ferri!

Ne të gjithë do na mungosh , do ta ndjemë mallin e ikjes dhe lotët do na të na shkasin faqeve , se një njeri i mirë, një mik i shtrenjtë iku e na la , për të vazhduar ne, misionin për ta bërë njerëzimin më të mirë .

Lamtumirë Xhoda i mire, miku i te gjitheve! Zoti të pranoftë! ??

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb