TIRANË

Ish-deputeti Spartak Braho ka folur për aktualitetin politik mbrëmjen e sotme në emisionin “Frontline” në News24. Duke u ndalur tek qëndrimet e Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe seanca në Kushtetuese për shkarkimin ose jo të tij, Braho tha se dy modele presidenti ka pasur Shqipëria, duke sjellë si shembuj pozitiv ish-presidentët Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu.

“Dy modele presidenti ka pas Shqipëria gjatë këtyre viteve, modeli Meidani dhe modeli Moisiu.

Vinin nga kahje të ndryshme, unë e di si i ka pasur Meidani marrëdhëniet me Nanon, ja kështu (bën me dorë).  Nuk bënte lëshime Meidani, absolutisht, ishte parimor. Edhe Moisiu.

Braho
Braho

Moisiu ishte simpatizant dhe ishte krahu i së djathtës në atë kohë, për shkak të pozicionit të tij si ish-ushtarak i goditur, por gjeti belanë Sali Berisha me Moisiun. Ishte burrë shteti, serioz, patriot, nuk bëri asnjë lëshim tërë kohës. Ishte një ekuilibrist i mirë, një moderator i mirë i funksioneve që duhet të ushtronin strukturat kryesore të shtetit”, deklaroi Braho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb