Dy motra japoneze kanë fituar rekordin Guinnes, si binjaket më të vjetra identike në botë.

Ato anë plot 117 vjeçe e 300 ditë. Kështu, Umeno Sumiyama dhe Koume Kodama kanë thyer rekordin i cili u vendos herën e fundit mbi motrat binjake japoneze Kin Narita dhe Gin Kanie.

Umeno dhe Koume, kanë lindur më 5 nëntor 1913 në ishullin Shodoshima dhe përshkruhen si gra të shoqërueshme.

Për shkak të situatës aktuale me COVID-19 dhe si masë paraprake, motrave, të cilat jetojnë në pjesë të ndryshme të Japonisë, iu dërguan certifikatat e tyre zyrtare për t’iu prezantuar nga stafi në shtëpitë e tyre të veçanta të kujdesit.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb