Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, i njohur si një ndër kritikët më të mëdhenj të Presidentit Vladimir Putin, vijon të jetë i shtruar në një nga spitalet e Berlinit, ndërsa Gjermania pretendon se ai është helmuar me një agjent Novichok. Opozitari Navalny shfaqi shenja helmimi gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë, ku avioni u detyrua të bënte ulje emergjente në Omsk. Ai qëndroi dy ditë në koma në një spital rus, ndërsa më pas u transferua në Gjermani, ku gjendja e tij shëndetësore u përmirësua.

Po, ç’ndodhi në avion, kur Navalny shfaqi shenjat e para të helmimit? BBC-ja sjell sot, në një shkrim të gjatë kushtuar politikanit rus, copëza rrëfimi të stjuardesëve dhe mjekëve, që i shpëtuan jetën liderit opozitar rus, teksa fluturonte mbi qiellin siberian. Ata i konsiderojnë këto dy orë fluturim si më të rrezikshmet dhe dramatike për jetën e politikanit.

Si u zhvillua ngjarja atë mëngjes
Aleksei Navalny ishte nisur për udhëtim pa ngrënë e pirë gjë, përveç një filxhani çaji, që e kishte blerë pranë aeroportit Tomsk, Bogashevo, me masa të larta sigurie nga përgjegjësja Kira Yarmish. Një gjë e tillë është dëshmuar edhe nga pasagjerët, të cilët shprehen se e kishin parë Navalnyn të pinte çajin rreth një orë para se aeroplani të linte tokën.

Rreth gjysmë ore pasi kishte nisur fluturimi Aleksei Navalny nuk po ndjehej mirë. Ai nuk pranoi t’i shërbenin ujë a lëngje të tjera e më pas këmbënguli të shkonte në tualet. Në atë kohë një tjetër pasagjer kishte nevojë të përdorte tualetin, por z.Navalny ishte brenda për më shumë se 20 minuta, aq sa një radhë e gjatë ishte krijuar jashtë derës së tualetit.

Në atë kohë të katërta stjuardesat ishin në dijeni se njëri prej pasagjerëve nuk ndihej mirë. Njëra nga stjuardesat pyet nëse ndonjë doktor është në kabinën e avionit dhe aty kuptohet se situata e Aleksei Navalny ishte serioze. Pjesa tjetër e ekuipazhit u përpoq të informonte pilotin e të asistonin ndihmën e parë për z.Navalny. Ndihmësi i tij, Ilia Pakhmov, kërkoi për mjekë pranë asistencës mjekësore. Një grua, emri i së cilës nuk është bërë publik, u shfaq duke pretenduar se ishte infermiere. Gjatë orëve në vazhdim ajo dhe ekuipazhi i avionit u përqendruan vetëm në mbajtjen në një gjendje stabël të z.Navlany, derisa piloti të mund të bënte një ulje emergjence.

“Ai nuk po fliste, ai vetëm po bërtiste”
Sergei Nezhenets, një avokat, ishte ulur në radhën e pasme afër vendit ku po trajtohej z. Navalny. Ai duhej të transferohej në Moskë përpara se të fluturonte për në Krasnodar në Rusinë jugore.

Nezhentes shprehet për BBC se të gjithë pasagjerët filluan të shqetësoheshin kur stjuardesat kërkuan ndihmë mjekësore në kabinë. Ai thotë se pasi piloti njoftoi uljen emergjente, u kuptua se pasagjeri i sëmurë ishte Aleksei Navlany.

Lajmi se lideri opozitar ishte helmuar ishte shperndarë edhe në Twitter nga zëdhënësi i tij. Disa minuta pas thirrjes për një mjek Aleksei Navlany kishte filluar të bërtistë e të ankohej. Ekuipazhi thotë se ai ishte shtrirë në dysheme në pjesën e avionit që rezervohet për ekuipazhin e kabinës.

“Ai nuk tha asnjë fjalë, ai vetëm ulërinte. Kjo ndodhi kur një infermiere shkoi përpara për të ofruar ndihmë mjekësor. Unë nuk e di se çfarë po bënin, nuk pashë. Por unë i dëgjova ata që vazhdonin të thoshin “Aleksei, pi, pi, Aleksei, merr frymë!” Kur ai po ankohej, ne të tjerët ndiheshim më mirë, në një farë mënyre sepse mund të themi që ai ishte të paktën akoma gjallë”, shpjegon Sergei Nezhenets.

Dy nga ndihmësit e z.Navalny po qëndronin afër; njëra ishte sekretarja e tij e shtypit Kira Yarmysh. “Ajo ishte shumë nervoze. Mjeku e pyeti se ç’kishte ndodhur me të dhe Kira tha: ‘Unë nuk e di, ai ndoshta ishte helmuar’. Ekuipazhi lëvizi shpejt për të kërkuar leje për një ulje emergjente në Omsk, thotë linja ajrore dhe ndihma u dha menjëherë. U deshën më shumë se 30 minuta që aeroplani të ulej. Por ekuipazhi i kabinës vazhdonte të kontrollonte dritaret dhe të ankohej se, për shkak se ishte shumë me re, duhej më shumë për të zbritur ndërsa Aleksei nuk ishte ende mirë”, thotë Nezhenets.

A i ishte pompuar barku?
Mjeku kryesor i aeroportit të Omsk, Vasili Sidorus, ka refuzuar ta konfirmojë ose mohojë këtë. Gjithçka që ai tha ishte “Mund të ketë qenë gjithçka“. Sikur të kishin dyshuar për helmim nga ushqimi, ekuipazhi mund të ishte përpjekur, thotë eksperti izraelit i kujdesit intensiv, Mikhail Fremderman. “Por kjo nuk do të kishte ndihmuar në një rast helmimi me përbërje organofosfori, për të cilën gjermanët po flasin tani”. Dhe nëse ushqimi ose pija e z.Navalni do të ishte helmuar, hedhja e tyre do të përbënte një rrezik për ata që i ofronin atij ndihmë mjekësore, si dhe për ata që pastronin aeroplanin më vonë.

Në 09:01 me orën në Omsk, aeroplani u ul. Personeli mjekësor në aeroport hipi në aeroplan vetëm dy minuta pas uljes. Sapo ata kishin ekzaminuar z. Navalny, mjekët thanë se kjo nuk ishte një çështje për ta dhe se Aleksei kishte nevojë për kujdes intensiv. Aleksei më pas dëgjoi nga personeli mjekësor që telefononte për një ambulancë të ICU. Ata i kërkuan asaj që të shkonte drejt e në drejtim të zonës së uljes, duke thënë se pacienti ishte në një gjendje të rëndë. Ai më pas dëgjoi një mjek duke shpjeguar përmes telefonit se çfarë ngjyre kishte aeroplani dhe duke i thënë shoferit të parkonte afër shkallëve. “Ne kemi pritur për 10 minuta të tjera për të arritur ambulanca,” thotë ai.

Gjatë kësaj kohe, mjekët matën presionin e gjakut të Navalny dhe i dhanë atij një pikim intravenoz, e cila është konsideruar e padobishme nga Dr. Sidorus. Ai thotë se nuk e trajtoi Aleksei Navalnin personalisht, por që kolegët e tij bënë çmos për të shpëtuar jetën e tij. “Ishte e vështirë të kuptoje se çfarë po ndodhte, pasi ai nuk mund të fliste“, thotë ai.

“Ata bënë gjithçka që duhej të bënin, i shpëtuan jetën një njeriu dhe u siguruan që ai të transferohej në një spital të përshtatshëm”.

Pasagjerët konfirmuan se mjekët kaluan rreth 15 deri në 20 minuta duke ekzaminuar z. Navalny në bordin e avionit. Ai pastaj u mor nga avioni dhe barela e tij u ngarkua me një ambulancë, e cila u drejtua drejt Spitalit të Urgjencës Omsk Nr. Aeroplani u furnizua përsëri dhe pas një gjysmë ore tjetër, vazhdoi udhëtimin e tij për në Moskë, tha Nezhenets për BBC.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb