TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për rastin e kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushit të cilit i kanë vjedhur armën, vulën dhe pistoletën, fakt ky i denoncuar në polici nga vetë kryebashkiaku.
Por Berisha, duke iu referuar burimeve të tij thotë se armën Bushit ia kanë vjedhur dy prostituta në hotel, të cilat nuk i ka paguar.
“I nderuar z. Ish-kryeminister.Nga informacione njëqind përqind të sigurta para ca ditësh kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushit dy prostituta në një hotel i kanë marrë pistoletën dhe vulën zyrtare të Bashkisë Krujë sepse ka refuzuar ti paguajë. Por Arturi nga turpi e ka denoncuar këtë ngjarje në polici sikur gjoja i kanë thyer xhamin e makinës dhe ja kanë marrë brenda në makinë, persona që gjoja nuk i ka parë, por e vërteta është se ja kanë marrë prostitutat dhe këtë ngjarje e ka mbajtur të fshehur Policia. Miqësisht S.E.!”, shkruan Berisha në Facebook.
(ma.ar/BalkanWeb)
