ELBASAN

Elbasani ka regjistruar edhe dy raste të reja me COVID-19 po në lagjen 5 maj, aty ku prej një restoranti kanë dalë rastet më të shumta në qytet.

BalkanWeb se pozitiv me COVID-19 ka rezultuar një çift duke e çuar në 18 totalin në këtë qytet.

Restoranti që është kthyer vatër në fakt ndodhet afër Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe aty kanë dalë edhe rastet e para me COVID-19 në Elbasan.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb