Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në Dukagjin, Shkodër.
Mësohet se viktimë kanë mbetur babë e bir. Bëhet fjalë për shtetasit Lekë Gjoni, Prel Gjoni. Ndërsa raportohet se i plagosur ka mbetur Aleks Preka.
Policia e Shkodrës është njoftuar për rastin përmes një telefonate dhe në zonë janë nisur grupet e emergjencës për të verifikuar informacionin dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Situata është e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor, ndërsa zona ndodhet disa orë larg qytetit të Shkodrës. Në disa pjesë të Dukagjinit mungon edhe sinjali telefonik, duke e bërë më të komplikuar komunikimin dhe ndërhyrjen e shërbimeve.
