Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Bulqizë. Njëra ndodhet mbi fshatin Vajkal, në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, ndërsa tjetra në malin e Lepurit, pranë Qytetit të Ri të Bulqizës.

Vatra e zjarrit mbi Vajkal vijon të jetë aktive prej më shumë se 10 ditësh. Punonjësit e Bashkisë Bulqizë dhe strukturat e Emergjencave Civile ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e flakëve.

Por terreni i vështirë malor dhe temperaturat e larta po e vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjen nga toka.

Situata paraqitet veçanërisht shqetësuese në malin e Lepurit, ku flakët po zbresin në drejtim të Qytetit të Ri të Bulqizës. Për shkak të vështirësisë së ndërhyrjes nga toka, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të shmangur afrimin e flakëve drejt zonave të banuara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: