Në konferencën e mbajtur këtë të hënë, pas protestës së zhvilluar një ditë më parë kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura, kryeministri Edi Rama ka bërë një sqarim lidhur me këtë çështje. Duke shpjeguar sipas tij edhe procedurat, Rama tha se nuk po ndërtohet në Vjosë dhe se nuk po shkatërrohet grykëderdhja e Vjosë.
Gjithashtu theksoi se sot nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar.
“Në vitin 2024 është e vërtetë që ne kemi bërë një amendim të ligjit me një kërkesë të kryebashkiakëve të vendit për zhvillim të territoreve dhe mbrojtjes. Sepse ligji ekzistues nuk merrte parasysh në territor realitetet e tranzicionit, Thethi është zonë e mbrojtur si i bëhet? Legalizimet janë bërë pikërisht me këtë…Ata njerëz janë banorë të mos i ngatërrojmë me ato që ndërtuan më pas. Flasim për ata që i kishin….Ndërhyrjet e paligjshme të parregulluara duheshin rregulluar. Nga ana tjetër Pishë Poro Nartë, quhej Vjosë Nartë deri në 2020.
Nuk po ndërtohet në Vjosë, nuk po shkatërrohet grykëderdhja e Vjosës, zona e Mbrojtur e Parku Kombëtar të Vjosë ka nivelin më të lartë të mbrojtjes dhe aty nuk mund të bëhen do resorte.
Procesi që kanë ndjekur investitorët…Projekti nuk u miratua në formën e paraqitur fillimisht, aplikimin e parë e kanë bërë pranë agjencisë së zhvillimit të territorit, thuasje dy vite më parë. KKT ka rrëzuar projektin dhe ka kërkuar të zvogëlohet intensiteti i ndërtimit dhe të sigurohet ruajtja e Lagunës dhe projekti, është miratuar pasi janë plotësuar një nga një kushtet e vendosura.
Në 2024 nuk u miratua një projekt arkitektonik dhe sot që flasim ne dhe jeni zemëruar, nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar, cfarë shihni në filmat që i prodhoj në ata që duan të nxisin ndjenjën e pastër tuajën janë krijuar si walk dhe dog . Leja ka përcaktuar zonën zhvillimore parametrat teknikë dhe urbanistik”, tha mes të tjerash ai.
