Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me një punonjëse të kësaj ministrie janë arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit.
Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar se bëhet fjalë për Joana Duron dhe Laura Shtetën respektivisht, të cilat janë monitoruar prej kohësh nga Prokuroria e Posaçme.
Sipas tij ato akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën përmes korrupsionit me 3.3 milionë lekë të vjetra. Po ashtu ka dyshime se dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 40 milionë lekë të vjetra, gjë që nuk është verifikuar ende nga SPAK.
SPAK ka konfirmuar zyrtarisht se Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro është arrestuar në kuadër të një operacioni në zhvillim e sipër.
Prokuroria e Posaçme ka zbuluar po ashtu se Duro është arrestuar në flagrancë gjatë korrupsionit, ku dyshohet se është kapur duke marrë para.