Deputeti Petrit Vasili, ka deklaruar se është dyfishuar sasia e parave që vijnë në Shqipëri nga emigrantët, dhe shkak për këtë sipas tij është qeverisja e korruptuar.

Qeverisja e keqe sipas tij ka detyruar shqiptarët të largohen jashtë vendit dhe të detyrohen të sjellin në Atdhe para me të cilat mbijetojnë prindërit e tyre pensionistë.

Postimi i plotë:

Dyfishohen parate, qe vijne nga emigrantet ne krahasim me 2013, shkak qeverisja e korruptuar!
Faktet flasin vete ne menyre shume te qarte per shpopullimin dhe mungeses absolute te ndihmes nga qeveria, qe vetem grabit.
Remitancat ose thene thjesht parate qe shqiptaret ne emigracion cojne te familjaret e tyre ne Shqiperi jane dyfishuar ne krahasim me vitin 2013.
Eshte e ditur boterisht se mijra pensioniste me pensione mizerabel nuk do te mund te mbijetonin ne se nuk do te ishin keto dergesa te femijeve te tyre ne emigracion.
Dyfishimi ne krahasim me vitin 2013 eshte prova e kesaj qeverisje hajdutesh.
Vitet 2009- 2013 ishin vite kur u arrit liberalizimi i vizave, ishin vite te recesionit shume te rende te Greqise,Italise dhe tronditjes se madhe ekonomike ne Europe dhe ekonomia shqiptare sigurisht vuajti pasojat e ketij recesioni.
E pra kishte premisa logjike per largimin e shqiptareve dhe megjithate kjo gje nuk ndodhi dhe jo vetem qe nuk pati largime, por ndodhi e kunderta pati rikthime te shqiptareve nga emigracioni.
Aq e vertete eshte sa u ngrit edhe nje Program nga IOM(Organizata Boterore e Emigracionit) per trajtimim e rikthimeve te shqiptareve nga emigrimi.
Narkoqeverisja qe ka rrembyer pushtetin grabit qytetaret, grabit pensionistet, grabit te rinjte dhe detyron emigrantet qe bejne sajrifica aq te medha per te nxjerre buken e tyre ne dhe’ te huaj qe te cojne leke faniljeve ketu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: