Eksperti i sigurisë, Arjan Dyrmishi, dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë, Xhavit Shala, folën mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, mbi krimin në Shqipëri dhe ndëshkimin e tij.

Eksperti Dyrmishi tha se në Shqipëri flitej se janë 40 grupe kriminale, por nga shkurti i vitit 2018 e deri më sot janë shkatërruar mbi 80.

Nga ana tjetër, Shala theksoi se Policia e Shtetit ka përdorur një metodologji shumë moderne në goditjen e organizatave kriminale, që pak shtete e përdorin.

Pjesë nga diskutimet:

Dyrmishi: Operacioni Forca e Ligjit nuk duket i lidhur me strategjinë. Në Shqipëri flitej se janë 40 grupe kriminale, por po të shohim janë shkatërruar më shumë grupe. Vetë Xhafaj kur ishte ministër doli e tha se janë 40 grupe kriminale. Nga shkurti i 2018 deri më sot janë shkatërruar 83 grupe kriminale. Pra, nuk qëndron kjo.

Xhavit Shala: Policia e Shtetit ka përdorur një metodologji shumë moderne, që pak shtete e përdorin. Bëhet vlerësimi i një organizate për 19 karakteristika, që nga strategjia që përdor etj. Xhafaj ka përmendur 40, duke i renditur sipas rrezikshmërisë së tyre.

Dyrmishi: Duke mos pasur procese monitorimi dhe diskutimi në publik krijon një lloj paqartësie.

Xhavit Shala: Duhet përmirësuar strategjia e komunikimit. Jane ca defekte që i kemi vënë re. Janë disa indikatorë që kanë problematika në këtë fushë. Por ne nuk duhet të trembemi kur ka rënie të veprave penale, sepse kjo tregon se puna ka dhënë rezultat. Nuk mund të flasim me shifra, sepse një raport ndërkombëtar thoshte se shqiptarët janë të parët në botë për konsumimin e kokainës. Kjo nuk është e vërtetë, se ku kanë këllqe shqiptarët të konsumojnë kokainë.

Dyrmishi: Një nga defektet që ka kjo strategji në numërimin e grupeve është se numërohen vetëm grupet në Shqipëri, por grupet veprojnë edhe jashtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb