MALTË

Anija MSC OPERA nuk u lejua që të ankorohej në Maltë. Qeveria malteze ndonëse konfirmoi se nuk kishte asnjë rast të konfirmuar në anije e largoi atë pasi u detyrua nga protesta e doktorëve. Ata kërkonin që MSC OPERA mos ankorohej në Maltë pasi cënonte sigurinë kombëtare të vendit.

Gjithë dyshimet për këtë anije filluan kur më 28 shkurt një austriak i cili kishte zbritur nga anija në Xhenova rezultoi me koronavirus. Rasti i tij u konfirmuar dy ditë pasi ishte kthyer në Austri drejt Italisë Veriore.

Anija vijoi rrugën drejt Greqisë ku u ankorua në Pire. Por autoritetet greke nuk konfirmuan asnjë rast në këtë anije pas kontrolleve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb