TIRANË- Renato Milloshi djali i Hysni Milloshit, kryetarit të ndjerë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, të pas viteve ’90 u vëtëdorëzua dy ditë më parë në polici, pasi ishte pronari i makinës tip ‘Ford’ me të cilën transportoi Jani Aliajn në lokalin në Bllok për të ekzekutuar Elton Çiçon.

Ndërsa përpara policisë ka deklaruar se nuk kishte mbajtur kontakte me vrasësin e Çiços burime të policisë, siç bën me dije Gazeta Shqiptare kanë dyshime të forta që Aliaj mund të fshihet në shtetin fqinj, Greqi, madje atje sipas të njëjtave, burime, mund të ketë qëndruar edhe Milloshi për disa kohë, pas ekzekutimit

“Që nga moment që u ndamë pasi kishte kryer krimin, nuk kam biseduar më dhe as nuk e kam takuar Janin. Nuk e di se ku ndodhet, por nga disa miqtë e mi kam marrë vesh se ka kaluar jashtë vendit në mënyrë ilegale,” citohet të ketë thënë Renato Milloshi, i dorëzuar vetë në Polici pas 10 muajsh në arrati, shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Elton Çiços një vit më parë.

EKZEKUTIMI I ÇIÇOS
Çiço u ekzekutua më 1 maj të vitit të kaluar brenda Bar “De Niros” vetëm pak minuta pasi ishte ulur në një tavolinë me dy miqtë e tij, njëri oficer policie, tjetri mjek, dhe në praninë e një gazetari të kronikës.

Sikundër u konstatua edhe nga pamjet filmike të kamerës së sigurisë brenda lokalit, atentatori trup mesatar ishte i mirinformuar për objektivin, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi.

Vetëm 26 ditë më vonë Policia e Shtetit në një dalje publike bëri të ditur emrat e personave të dyshuar si ekzekutues të Çiços. Ndërsa Renato Milloshi u dorëzua dje Jani Aliaj, vijon të jetë në kërkim nga Policia.

SI NISI HAKMARRJA ÇIÇO-ALIAJ
Hakmarrje për shkak të konflikteve të kahershme mes tyre. Kjo ishte pista kryesore e vrasjes së Elton Çiços. Konfliktet mes Çiços e Aliajt ishin hapur prej vitsh dhe zanafillën e kanë në Greqi, për çështjet e pazareve të drogës.

Për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve, herë pas here ka pasur tentativa për të eliminuar njëri-tjetrin, por që kanë rezultuar të dështuara.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: