Pak ditë më parë “BalkanWeb” publikoi lajmin e zhdukjes së dy shqiptarëve të mitur, Kristianit dhe Amantias në Spanjë. Mamaja e fëmijëve dyshon se ata janë rrëmbyer nga i ati, megjithatë autoritetet janë ende duke hetuar.

Lajmi duket se ka prekur dhe partneren e Ronaldos, Georgina Rodriguez, e cila ka publikuar në rrjetet e saj sociale portretet e dy fëmijëve dhe i bën thirrje ndjekësve që ta shpërndajnë sa më shumë këtë lajm.

Kujtojmë se familja Toska jetonte në Gjermani, ndërsa nga atje, fëmijët dhe i ati dyshohet se kanë shkuar në ishullin Tenerifes, ku dhe dyshohen se po mbahen të fshehur të vegjlit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb