KORÇË

Arrestohet një 54-vjeçar nga Devolli për ngacmim seksual. Burime zyrtare nga policia, nënë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. D., 54 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll.

Dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare. Kanë qenë familjarët e vajzës që kanë denoncuar 54-vjeçarin në polici pas dyshimeve të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb