Një media holandeze ka risjellë në vëmendje rastin kur një pilot 45-vjeçar nga Holanda që dyshohet se është vrarë nga e fejuara e tij shqiptare gjatë muajve të fundit të këtij viti.

45-vjeçari i cili ishte detyruar të hiqte dorë nga karriera e tij si pilot për shkak të epilepsisë u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit i mbytur, ndërsa e dashura e tij ishte e dyshuara kryesore.

Dyshimet fillestare qëndronin mbi 44-vjeçaren e cila ishte shpërngulur në Limburg nga Shqipëria, ndërsa shkaku i vrasjes qëndron ende i pazbuluar.

Megjithatë gjykata holandeze vendosi në 4 korrik vendosi që shqiptarja 44-vjeçare të lihej në arrest shtëpie, ndërsa hetimi ende mbetet i hapur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: