Në Angli, mbi të gjitha në Londër, tifozët e Chelsea po përjetojnë me shumë shqetësim të ardhmen e një prej klubeve më të rëndësishme në Evropë. Sanksionet që ka ndërmarrë qeveria britanike ndaj bosit të Chelsea, Roman Abramovich, ka bërë që shumë lojtarë të mendojnë largimin. Shumë klube gjithashtu po ndjekim me interes atë që po ndodh, të gatshëm të përfitojnë për të rrëmbyer disa nga yjet që Thomas Tuchel ka në dispozicion.

Chelseaaaa
Chelseaaaa

Sipas TuttoSport, Juventus po monitoron me kujdes situatën e dytë lojtarëve në veçanti, Jorginho dhe Emerson Palmieri. Ish mesfushori i Napolit, Jorginho është një objektiv konkret i “Zonjës së Vjetër”, një lojtar për të cilin janë të gatshëm të investojnë, janë të gatshëm ti ofrojnë 6,8 milionë euro në vit.

Më shumë se sa për të joshur mesfushorin, Juve do ta ketë më të vështirë të gjejë një rrugë për të arritur tek Jorginho në një kohë kur Chelsea e ka të pamundur të shes lojtarë pas bllokut që i është bërë nga qeveria britanike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb