Ilkay Gundogan ishte heroi i Manchester Cityt në finalen e FA CUP, duke shënuar 2 gola ndaj Manchester United. Pas ndeshjes, turku nuk hezitoi të fliste edhe për të ardhmen.

“Është gjithmonë bukur të fitosh një finale, ky grup e meriton. Ne luajtëm shumë mirë, e merituam fitoren. Nuk kam nevojë për këtë lloj mbrëmje për t’u ndjerë i vlerësuar. E ardhmja? Asgjë nuk është vendosur ende, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë rreth të ardhmes” – tha ai. Gundogan është një nga të preferuarit e trajnerit Guardiola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: