Mediat në Angli raportojnë së fundmi se Arne Slot pritet të vazhdojë si trajner i Liverpoolit edhe sezonin e ardhshëm, teksa skuadra po i afrohet kualifikimit në Champions.

Çdo dyshim në lidhje me të ardhmen e holandezit duket se po shuhet me shpejtësi, pasi The Reds kanë krijuar një diferencë prej 7 pikësh ndaj Chelseat.

Slot, i cili e udhëhoqi Liverpoolin drejt titullit të Premier League sezonin e kaluar, është vënë nën presion gjatë sezonit të tij të dytë, pasi rezultatet nuk kanë qënë ato të dëshiruarat. Gjithsesi, si duket, klubi do i japë edhe një mundësi teknikut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: