FIER

Dy jetë të humbura në lule të rinisë e një jetë e tretë e kaluar në burgje. Ky është bilanci i ngjarjes tragjike në Patos ku u vranë me armë zjarri dy të rinjtë Manol Rapaj dhe Elis Kapaj nga 22-vjeçari Martin Skëndaj, ish-punonjës burgu.

Sot Gjykata në seancën e caktimit të masës së sigurisë ka vendosur të lërë në burg 22-vjeçarin, i cili ka qenë pothuajse plotësisht i heshtur.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se Skëndaj ka hyrë në gjykatë duke qarë, por më pas nuk ka folur. Me kokën poshtë në seancë, mësohet se ai ka thënë vetëm “e bëra” e më pas nuk ka folur më. Ky është momenti kur 22-vjeçari del nga Gjykata pas masës së sigurisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb