Hansi Flick mund të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Është ky lajmi që “Bild” publikon në numrin e saj të së mërkurës dhe që trondit popullin bavarez. E përditëshmja gjermane e mbështet këtë teorinë disa detaje të qëndrueshme që lidhen me të tashmen dhe të ardhmen e afërt. Duke qëndruar në atë që raporton kjo gazetë, Hansi Flick nuk mbështetet nga e gjithë skuadra, teksa nuk kanë munguar edhe divergjencat në dhomat e zhveshjes.

454557754
454557754

Po ashtu, një arsye tjetër ka të bëjë me largimin në fund të sezonit të Karl-Hainz Rummenigge, një prej mbështetësve të tij më të mëdhenj. Por më e rëndësishmja ka të bëjë me ambiciet profesionale të vetë trajnerit. Hansi Flick shihet si pasuesi i Joachim Lwv në pankinën e kombëtares së Gjermanisë, një mundësi që tekniku i Bayern Munich nuk mund ta refuzojë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: