Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira kurorëzuan rreth 2 vite më parë dashurinë e tyre me martesë. Ata janë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Dardi.

Aktori në “Dola te Ola” zbuloi se si është njohur me bukuroshen Ira, “E deshi fati që ne të njiheshim”, u shpreh ai.
Me tej tregoi se i ishte propozuar të merrte pjesë në një film me metrazh të shkurtër, nga regjisori i filmit, i cili ishte xhaxhai i Irës, por për shkak të angazhimeve nuk kishte mundur dhe ia kishte shtyrë disa herë. Derisa një ditë i vjen një telefonatë nga babai, ku i thotë se i kishte dhënë fjalën dikujt e nuk e kishte mbajtur.

Gazi kujtoi se teksa shkoi për xhirime në një prej dyqaneve i ra në sy Ira, pa e ditur që ajo do të ishte pjesë e filmit. Ai tha se Ira kishte nje pjesë pa folur, por ishte gruaja e tij në film dhe kishin një djalë. Aktori kujtoi se atij i mungonte grimi, nga nxitimi kishin harruar dhe Ira i erdhi në ndihmë Gazit me gjërat e saj dhe grimin ia bëri ajo.

Gazi tregoi se në këtë moment ata ishin afër njëri-tjetrit, gjithashtu ai kishte realizuar një video me telefonin e saj dhe i kishte kërkuar që t’ia dërgonte. “Dolëm disa herë, Ira ishte më e ndrojtur deri sa arritëm te familja e bukur që kemi krijuar”, tregoi ai.

Aktori zbuloi se do ta zgjerojnë familjen e tyre dhe dëshiron shumë që të ketë një vajzë, edhe pse ka një dashuri të madhe për djalin e tij.

Në fund Gazi iu dha përgjigje të gjithë atyre që flasin për largimin e tij nga Portokallia, ai tha se për momentin është pjesë aktive e spektaklit të humorit, për më vonë nuk e di çfarë do të ndodhë. Ai shtoi se i pëlqen teatri dhe do që të zhvillojë artin e tij, por Portokallia nuk e ka penguar asnjëherë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb