Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, në një intervistë ekskluzive për Indeksonline ka folur për herë të parë në detaje se si vendosi të mbyllej në komunë.
Hetemi ka thënë se ka përkrahjen e kryeminsitrit Albin Kurti dhe të Qeverisë, ndërsa ka treguar se ka komunikim të vazhdueshëm me të.
“Çdo të shtunë bisedoj me kryeministrin përmes video linkut, ku i tregojmë se çfarë kemi punu e çfarë kemi probleme me na ndihmu. Përkrahja e qeverisë është në nivel. Kurr në jetën time nuk ka biseduar më kryeministrin a do të qëndrojë këtu apo a do të ecim. Unë i kam parimet e mija”, ka thënë Hetemi për Indeksonline.
Tutje ka treguar se deri më tani nuk ka biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Unë jam shum i qartë dhe jam i premë, në fillim kur kam dal e deri të momentin që do të rrëzojm krimin, unë do të vazhdojë këtu deri në momentin që do të shtrihet ligji dhe sovraniteti në krejt Kosovën”, ka thënë Hetemi.