KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë.
Pas 2 vjet e 7 muajsh nga sulmi, Vlladimir Tolliç, Bllagoje Spasojeviç janë dënuar me burgim të përjetshëm, kurse Dushan Maksimoviç u dënua me 30 vjet.
Nga sulmi terrorist i shtatorit të vitit 2023, mbeti i vrarë rreshteri policor 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku, ndërkaq u plagos zyrtari policor Alban Rashiti e u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu e Sedat Dushi.
Përveç Tolliç, Spasojeviq dhe Maksimoviç, Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator ngriti aktakuzë në mungesë edhe ndaj 42 personave të tjerë, në mesin e tyre edhe kryeterroristi Millan Radoiçiq, të cilin Serbia nuk e ka dorëzuar.
Prokuroria më parë kishte kërkuar gjykim në mungesë edhe ndaj të akuzuarve të tjerë, por që u hodh poshtë si e pabazë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
