Ministrja e Transportit dhe Energjisë, Belinda Balluku, në fjalën e saj në Parlament, ka zbuluar arsyet se përse qeveria ka rishikuar politikën me fashat e çmimeve të energjisë.

Në përgjigjen për deputetin demokrat Elidon Bushati, i cili i akuzoi se  vendimi për fashat u kthye nga frika, Balluku tha se e gjitha është bazuar në faktin që janë përmirësuar prurjet në kaskadë dhe se qytetarët janë ndërgjegjësuar duke ulur konsumin.

“Jeni mërzitur se nuk u zbatua fasha 800 kë orë, nuk i marrim vendimet duke vlerësuar a mërziteni ju apo jo. Nuk kemi pasur asnjë presion nga ju dhe nuk vihemi në presion. Kemi vlerësuar situatën hidrike dhe të konsumit. ka qenë 17 mijë ndërsa sot kërkesa ndaj KESH ka qenë 10.500 Kë orë. Për shkak të motit të stabilizuar, por edhe se qytetarët kanë nisur të konsumojnë dhe janë më të sensibilizuar për uljen e konsumit.

Sot kemi arritur 272 ka ende prurje që vijnë nga Maqedonia, duhet të jetë 296 që të jemi siç duhet. Megjithatë përmirësimi i kushteve hidrike të kaskadës, ulja e konsumit na bëri të rishikojmë fashën për këtë muaj.

Edhe ju që i hidheni në Kurriz ERE-s se ne e përdorim nuk bëni mirë, janë burra e gra të nderuar që i bëni copë pa të drejtë.
ERE e ka bërë punën siç duhet, është në dorë të ERE-s apo qeverisë politika për mbrojtjen e qytetarëve. Nëse qeveria vendos të aplikojë mburojën sociale, do dali ERE e do të thotë jo sepse na mërzitet opozita e u bie kauza për protesta?

Na vjen keq që ju prishëm planet”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb