SHKODËR

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka pritur në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri Christina Vasak. Në një postim në “Facebook”, Ademi shkruan se e ka informuar ambasadoren franceze për situatën e pandemisë në Shkodër, masat e marra dhe mbështetjen e familjeve në nevojë.

“Kënaqësi të pres në Bashkinë e Shkodrës miken time dhe të Shqipërisë, Zonjën Christina Vasak, ambasadore e Francës në Tiranë.

E falënderova për interesim e treguar në vijimësi për Shkodrën por edhe në këto ditë të vështira. Zonjën Vasak e informova për situatën e pandemisë së COVID-19 në Shkodër, punën e bërë dhe masat e marra për parandalimin e përhapjes por edhe për mbështetjen e familjeve dhe individëve më në nevojë në territorin e Shkodrës.

Ambasadorja Vasak dhuroi 1000 maska, në ndihmë të Bashkisë Shkodër, për shërbimet për ata që janë më të ekspozuar e në risk”, shkruan Ademi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb