Duket qesharake dhe deri diku sikur mediat bëjnë humor kur bëjnë me dije këtë lajm, por në fakt është e vërtetë. Lojtari i kombëtares italiane të regbit, Martin Castrogiovanni, ka pësuar një dëmtim të rëndë në hundë sepse e ka kafshuar qeni.
Ai ishte duke luajtur me qenin e një mikut të tij, por në një moment qeni e ka kafshuar në hundë. Ngjarja ndodhi në Romë. Nga kafshimi ai ka pësuar një të çarë dhe i janë dashur 14 të qepura. Tashmë ai duhet të mungojë në disa sfida të kombëtares italiane.
Në vend të tij, në fushë do të hyjë Lorenzo Cittadini.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: