Nata tashmë ka rënë në Korçë dhe qytetarët nuk presin më për të festuar. Nga Pogradeci, Fieri, Peqini, Kuçova apo dhe Italia e Luksemburgu, mijëra qytetarë kanë vendosur që të shkojnë në Korçë për të festuar me këngë e birrë.

Veçanërisht qytetarët zgjedhin Birrën Korça për të festuar. Një prej tyre thotë për gazetaren e ‘’News24’’ se ende pa nisur koncerti e ka gotën e tretë kurse të tjerë e vlerësojnë si birrën më të mirë që ekziston në treg.

Qytetari nga Pogradeci: Vijmë gjithmonë çdo vit. Jemi nga Pogradeci. Korça e ka çdo vit, eveniment i pakrahasueshëm. Nga viti në vit është dhe më i bukur. Një gotë kemi tani. Presim bashkëshorten. Do të vijmë dhe ndonjë ditë tjetër, por nuk e dimë me siguri.

Qytetarja nga Korça: Nga Korça jam. Patjetër, kam ardhur dhe vite të tjera.

Qytetari nga Kuçova: Po hera e parë është, nga Kuçova jemi. Shoku im është nga Prrenjasi, kemi ardhur për qejf. Vetëm sot jemi këtu. Të tretën po konsumojmë.

Qytetari nga Fieri: Hera e parë që vij. Nga Fieri. E pakuptimtë të vish në Korçë e mos vish tek Festa. Kështu bëhet vit për vit këtu. Po të kemi mundësi do të vijmë prap.

Qytetari nga Italia: Hera e parë që vijmë këtu. Nga Peqini jemi, jetojmë në Itali. Do të qëndrojmë 2-3 ditë në Korçë. Birra Korça është e shkëlqyer, dhe kërnacka, siç e shihni.

Qytetarja nga Luksemburgu: Gëzuar, gëzuar, gëzuar. Hera e parë që vijmë. Jetojmë jashtë shtetit në Luksemburg. Korçë vetëm një natë do të rrimë. Patjetër, ja Birra Korça, më e mira që ekziston.

Qytetari: Kam ardhur disa herë, hera e parë pas 30 viteve. Patjetër, kam nostalgji për Korçën, kam kaluar shumë vite të bukura në rini këtu.

Qytetarja: Na kanë munguar këto gjëra, një natë do të rrimë. Gjysmën kemi ardhur për festën e birrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb