Watford ka nënshkruar me ish-sulmuesin e Milan, Gerard Deulofeu, në formë huazim nga Barcelona deri në fund të sezonit.

23-vjeçari u kthye në “Camp Nou” pas aventurës te Milan verën e kaluar, por ka shënuar vetëm një herë në “La Liga” dhe drejtuesit katalanas nuk e kanë më në planet e tyre edhe si shkak të transferimit të Coutinho-s.

Për spanjollin gjatë janarit ka patur një sërë skuadrash të interesuara nga “Seria A” si Napoli, Inter, Roma dhe Milan, por në fund zgjodhi “Premier League” aty ku më parë ka patur një aventurë te Everton, ku edhe ka zhvilluar 62 ndeshje.

Watford do të paguajë pagën e spanjollit gjatë kohës së tij në “Vicarage Road”, plus një pagesë shtesë potenciale prej 1 milion euro.

Ai është nënshkrimi i parë i bërë nga Watford që kur anglezët emëruan ish-drejtorin e Malaga-s Javi Gracia si trajner gjatë këtij muaji.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb