Rodrigo Bentacur është talenti i rradhës që ka prodhuar futbolli argjentinas dhe prej kohësh ai është në orbitën e mjaft skuadrave më në zë të Europës, si Juventus dhe Milan. Në takimin që talenti 19-të vjeçar ka zhvilluar mbrëmë me kombëtaren e tij për moshat, ka rrezikuar shumë karrierën e cila duket mjaft premtuese.

Një ndërhyrje nga lojtari kundërshtar i ekipit të Uruguajt thuajse i ka kushtur shumë Bentacur, raporton “Tutto Sport”. 19-të vjeçari ka marrë një goditje tepër të fortë në këmbën e majtë e cila i ka shkaktuar një dëmtim që nuk dihet ende sesa gjatë do t’a mbajë jasht fushave të lojës.

Vendimi ishte i menjëhershëm nga ana e gjyqtarit që e ndëshkoi lojtarin me karton të kuq, pavarësisht se nuk duket si e qëllimshme.

Rodrigo Bentacur aktualisht luan me Boca Juniors në Argjentinë dhe vlera e kartonit të tij në merkaton e transferimeve kap një shifër prej 20 mln eurosh.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb