Ekipi kampion i Shqipërisë për edicionin 2025/26 do të konfirmohet në javën e ardhshme. Egnatia, Elbasani dhe Vllaznia janë në garë për trofeun më të rëndësishëm në vend. Rrogozhinasit janë më të avantazhuarit, pasi kanë në dorë fatin e tyre në javën e tretë të Final Four.

Kushdo që e fiton titullin do të vendoset te vazo e skuadrave jofavorite në shortin e Champions. Në anën tjetër janë zyrtarizuar emrat e 14 rivalëve të mundshëm, ndërsa ndër të tjerë bie në sy Drita.

Nga lista e mëposhtme që sjell “Panorama Sport”, vetëm pak skuadra mund të konsiderohen si short ferri për shkak të vlerësimeve në treg. Bëhet fjalë për Kraiovan, Kairatin dhe Rigën.

“LISTA E ZYRTARIZUAR ME TË GJITHË RIVALËT E MUNDSHËM PËR KAMPIONIN E SHQIPËRISË”

SHAMROK ROVERS (Irlandë)

KUPS (Finlandë)

DRITA (Kosovë)

LINKOLN RED IMPS (Gjibraltar)

BORAC BANJA LUKA (Bosnjë Hercegovinë)

VIKINGUR REJKJAVIK (Islandë)

KAIRAT (Kazakistan)

U KRAIOVA (Rumani)

RIGA (Letoni)

KI KLASVIK (Ishujt Faroe)

FLORA TALIN (Estoni)

LARNE (Irlandë e Veriut)

PETROKUB (Moldavi)

NJU SAINTS (Uells)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb