Serxho Konseisao u largua nga Al Itihad me zhgënjim. Një nga trajnerët që u kthye në problem për Mario Mitajn, ndau rrugët me klubin. Mbrojtësi i Kombëtares kaloi shumë ndeshje jashtë skuadrës gjatë sezonit.

Tekniku portugez nuk është kursyer duke prekur problematikat. Konseisao tregoi çfarë nuk shkonte ndër të tjera.

“Ata më thanë mua para se të firmosja me Al Itihad, që do të stërvisja një skuadër kampione, por kur erdha, gjeta një skuadër plot me probleme.

Sezoni ishte i vështirë, dhe largimi i Benzemas dhe Kantes ndikuan në skuadër. Al Itihad është plot me probleme organizimi, adminitrative dhe strukturore në skuadër”, u shpreh Konseisao ndër të tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: